Të premten me datë 11 Tetor në të gjithë territorin e Bashkisë Mat do të zhvillohet një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane. Aksioni do të ketë pjesë të gjitha institucionet vendore në këtë Bashki, duke përfshirë administratën e pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera.
Në këtë kuadër, këtë të Mërkurë u zhvillua një mbledhje e thirrur nga nënprefekti i Matit Hasan Pasha dhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj me të gjithë drejtuesit e këtyre institucioneve. Nënprefekti Pasha tha se në këtë mbledhje u ndan territoret e pastrimit ku do të zhvillohet aksioni i të premtes. Përveç angazhimit të punonjësve të administratës vendore dhe institucioneve të tjera, nënprefekti Hasan Pasha iu bëri apel edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e grupeve në zonat ku jetojnë.
Aksioni is ë premtes do të zhvillohet për katër orë me radhë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 12:00.