aksidentua në galeritë e “Eternal Security” në Bulqizë, nuk dihet fati i minatorit 40-vjeçar
Deri në këto momente nuk dihet ende fati i minatorit 40-vjeçar Ilir Kolaveri, i cili sipas njoftimit të policisë ra në furnelë gjatë punës në galerinë e kromit në zonën e Tërnovës së Madhe në Bulqizë. Aksidenti ndodhi pak orë më parë dhe i vetmi njoftim nga autoritetet është që 40-vjeçari ra në furnelë, por ende nuk ka një njoftim nëse Kolaveri u nxor nga galeria dhe po ashtu as rreth gjendjes së tij.Ilir Kalaveri, banues në Burrel, punonte si minator dhe brigadier në subjektin privat që administron aktivitetin minerar, kompaninë “Eternal Security”, me administrator Lahim Gjikën.Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Pjesë e hetimit do të jenë edhe verifikimi i kushteve të sigurisë në punë, zbatimi i procedurave teknike dhe dokumentacioni i kompanisë që administron minierën.