Një turist zviceran që po udhëtonte drejt Burrelit është aksidentuar këtë të premte në vendin e quajtur Bushkash. Burime nga policia e Matit bëjnë të ditur se turisti po udhëtonte me mjetin e tip tip motorr kur është rrëzuar në një pjesë të dëmtuar të rrugës nacionale Skuraj – Burrel.

 Ai është transportuar me urgjencën në spitalin e Burrelit nga mjeti autoambulancë i thirrur nga kalimtarë të rastit.

Burime nga bluzat e bardha në spitalin e Burrelit thanë se gjendja e turistit është e rëndë pasi dyshohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore.

I dëmtuari pritet të transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë.