Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të “Shkallës së Tujanit”. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. Mësohet se janë përplasur dy makina kokë me kokë, nje “Cady” me një “Smart”, dhe njeri prej mjeteve ka rënë në humnerë. Dy personat e ndodhur në këtë mjet, kanë mbetur të vdekur, ndërsa është plagosur personi i ndodhur në mjetin tjetër.

INFORMACION PARAPRAK I POLICISE

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.