Rikonstruksioni total i rrugës Burrel – Klos ka zgjidhur gangrenën e krijuara nga dëmtimi që kishte pësuar. Por nga ana tjetër, po shkaktohen aksidente të shpeshta, megjithëse deri tani fatmirësisht pa pasoja në humbje jete.
Një tjetër aksident u shënuar të premten pranë urës njëkalimëshe në vendin e quajtur “Komia e tullave”.
Kanë qenë banorët që kanë denoncuar këtë aksident i cili kaloi vetëm në dëme materiale. Një autoveturë mësohet se është përplasur me një mjet tip fadromë të firmës që po bën rikonstruksionin e rrugës.
Ndërkohë, banorët apelojnë që drejtuesit e mjeteve të bëjnë shumë kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë të banuar, të ketë më shumë prezencë të policisë apo të ndërtohen barrier horizontale për kufizim shpejtësie.
Aksidente të lehta pa pasoja në njerëz ka patur edhe në segmente të tjera të këtij aksi rrugor ku një mjet u përplas këtë të shtunë në afërsi të Urës së Shulbatrrës, por pa pasoja në njerëz.