Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Një 25 vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një tjetër mjet. 25 vjeçari Esmerald Nika nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, teksa spitali i Bulqizës konfirmoi vdekjen e tij.

Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe Ylli Rami.