Aksident në rrugën e Arbrit, një viktimë dhe shtatë të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në rrugën e Arbrit, në segmentin Bulqizë - Klos. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos. Si pasojë e përplasjes humbi jetën pasagjeri në njërën nga automjetet e përfshira në aksident ndërsa janë plagosur gjithë personat e tjerë. Të dyja automjetet lëviznin në sensin Bulqizë - Klos ndërsa atomjeti që drejtohej nga shtetasi Xhoni Sallaku dyshohet se ka goditur nga pas automjetin që drejtohej nga shtetasi Sajmir Cecja. Ky i fundit po kthehej për në varreza që ndodhen pak metra larg rrugës së Arbrit. Si pasojë e goditjes së fortë, ka humbur jetën në vendngjarje 60 vjeçari Halil Gjashi, ndërsa kanë mbetur të plagosur shtatë personat e tjerë që ndodheshin në automjet. Ata janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se edhe një pasagjer tjetër qëndodhej në mjetin ku ishte viktima, është në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Kryeprokurori i Dibrës Abaz Muça dhe në ndihmë të ekspertëve vendës edhe eksperti i aksidenteve nga Tirana, Fisnik Viçishti. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Xhonatan Sallaku i cili pritet t'i nënshtrohet testit të alkoolit dhe ekspertizës për mënyrën e drejtimit të automjetit.