AKSIDENT NË MAQELLARË, VETËM DËME MATERIALE, SHKAK DYSHOHET LAGËSHTIA
Një aksident automobilistik është regjistruar pak këtë të premte në rrugën që lidh Maqellarën me Doganën e Bllatës në Dibër. Një automjet tip Audi A6 dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër mjet. Siç duket nga pamjet, mjeti tip Audi ka pësuar dëme të mëdha në ballore por nuk dihet ende se me kë është përplasur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se përplasja ka qenë mes dy automjeteve por njëri prej tyre është larguar, ndërsa nuk dihet se nga kush drejtohej. Pak minuta më vonë në vendngjarja ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur verifikimet mbi rrethanat dhe autorët e këtij aksidenti. Përplasja ka qenë e fuqishme teksa njëri nga automjetet nuk ka mundur të lëvizë më nga vendi duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në të dyja anët e lëvizjes. Në kahun e doganës së Bllatës trafiku shkoi mbi një kilometër për shkak të bllokimit të qarkullimit nga aksidenti i mjetit tip Audi A6.