Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:30 në aksin Peshkopi-Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.