lajm i fundit mat televizion

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.

Sakaq, si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, që ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.