Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur lagja e ish-Frutores.

Nga aksidenti ku u përfshinë 3 makina kanë mbetur të plagosur 3 persona

Të plagosurit janë dërguar në spital. Policia në vendin e ngjarjes po heton shkaqet.

Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi.