Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit.
Një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit ka përfunduar në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit.
Nuk dihet sa ka të plagosur ndërsa banorët ndjehen të rrezikuar në këtë aks rrugor për shkak se mungojnë hapsirat e sigurta për këmbësorët.
Të plagosur rëndë kanë mbetur dy të rinj 22 vjeçar nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës.
Nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa automjeti është bërë copash për shkak të rënies në humnerë.