Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të “Shkallës së Tujanit”. Behet me dije si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. Mësohet se janë përplasur dy makina kokë me kokë, nje “Cady” me një “Smart”, dhe njeri prej mjeteve ka rënë në humnerë. Dy personat e ndodhur në këtë mjet, kanë mbetur të vdekur, ndërsa është plagosur personi i ndodhur në mjetin tjetër. Nga informacionet paraprake te dy viktimat jane nga Burreli. Per aresye etike nuk po bejme publike emrat.