Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale D.GJ., banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.