Aksident i rëndë, dërgohet në spital 13-vjeçari

0
5

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kashar, ku një automjet ka aksidentuar një 13-vjeçar.

Sipas burimeve, bëhet me dije se mjeti me drejtues me inicialet F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.