Në konferencën e radhës për mediat, ku kryeministri Rama foli për ekonominë dhe rindërtimin, u ndal gjithashtu edhe në aeroportin e Kukësit.
Kreu i qeverisë tha se aeroporti i Kukësit do të ndërtohet dhe se kuksianët do të vijnë nga Londra për të votuar Partinë Demokratike.
“Sot mora një informacion tjetër të detajuar për aeroportin e Kukësit dhe unë jam i bindur nëse larg qoftë, ndonjë forcë maxhore nuk do ndërhyjë në formën e një pengese objektive kuksianët nga Londra që janë tallur dhe më kanë përqeshur në ‘Facebook’ pafund për aeroportin do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës unë. Do t’i sjell nga Londra të votojnë PD-në në Kukës me avion në aeroportin e Kukësit. Do t’i sjell që të votojnë PD-në. Kështu që PD-ja do ketë nga unë 120 vota në Kukës falas jo nga ato me pagesë që ishte mësuar të bënte kur kishte kompani private ajrore”, tha Rama./