Adresari i ri ende nuk është mbyllur. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata e shkaktuar nga pandemia Covid019 vonoi këtë proces, e megjithatë, në ktë katër bashkitë e Qarkut Dibër, është realizuar rreth 90% e punës. Shehu shtoi se tashmë pasi të mbyllet i gjithë procesi i adresarit në zyrat përkatëse, puna do të duhet të nisë në terren. Megjithatë, kjo do të kërkojë një kosto të cilën vështirë që bashkitë mund ta përballojnë me buxhetin e tyre. Në këtë moment, prefekti Nexhbedin Shehu u shpreh se do të kërkohet fond nga qeveria. Adresari i ri i banesave është një proces i nisur që në vitin 2016, por ai ende nuk është mbyllur. Gjatë zbatimit të tij janë konstatuar edhe gabime, të cilat janë janë korigjuar gjatë rrugës.