Kampionati i kategorisë së parë në futboll ka mbyllur garën për këtë vit kalendarik e kësisoj është mbyllur edhe faza e parë e sezonit 2019 – 2020. Para se të futen në merkaton e dimrit, ekipet bëjnë llogaritë e kësaj faze. Administratori i Klubit të Futbollit “Burreli” Bajram Ballabani ka bërë një rezyme të punës së bërë deri tani, që nga investimet në stadium e deri tek ulje ngritjet e ecurisë së skuadrës.

Megjithatë, Burreli e mbylli këtë fazë në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara, pas zbritjes së tri pikëve të fitores ndaj Shkumbinit të Peqinit. Administratori Ballabani tha se e gjithë kjo ecuri ka ardhur falë bashkëpunimit me drejtuesit e bashkisë, grupet e bizneseve dhe punës së palodhur të stafit.

Nga ana tjetër administratori i KF Burrelit Bajram Ballabani tha se skuadra do të futet në merkato dhe se vitin e ardhshëm pritet të ketë ndryshime të mëdha në infrastrukturë. Me rastin e ndërrimit të viteve, Ballabani bëri edhe një urim për të gjithë.