Ditën e enjte me datë 30.12.2021 në të gjithë territorin e Bashkisë Mat, u zhvillua aksioni për pastrimin e mbetjeve urbane. Ky aksion filloi nga ora 09 : 00 deri në orën 12 : 00.
Bashkia Mat, vijon kështu nismën e aksionit të pastrimit të territorit nga mbeturina të ndryshme të hedhura në mjedis të hapur, duke mos e lënë pas dore atë edhe në atmosferën e festës së Vitit të Ri. Në këtë aksion u përfshi i gjithë territori i Bashkisë Mat, ku zonat ishin të ndara sipas grafikut përkatës. Pjesë e këtij aksioni ishin edhe punonjësit e institucioneve qëndrore në nivel vendor.
Megjithëse aksioni ishte bërë publik me detaje në rrejtin social facebook të Bashkisë Mat, qytetarët burrelas, nuk u bënë pjesë e tij, qoftë edhe për heqjen e mbeturinave para banesave të tyre. Nga të gjithë kuptohet se ky aksion nuk shërben vetëm për të pastruar qytetin në një ditë, por mbi të gjitha si një ndërgjegjësim mbarë qytetar për të mos ndotur dhe për të mbajtur pastër ambjentin ku ne jetojmë.
Kreu Qarku Diber MAT Administrata e Bashkisë Mat aksion për pastrimin e territorit, qytetarët e Burrelit...