Bashkia Mata tashmë ka qendrën ADISA, e cila do iu vijë në ndihmë 40 mijë banorëve të bashkisë për 472 shërbime online përmes portalit e-Albania.

Lajmin e dha kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se “Qendra e Integruar ADISA tashmë do të jetë funksionale edhe në Mat”.

“Qendra ADISA, do të asistojë 40 mijë banorët e bashkisë Mat për 472 shërbime online përmes portalit e-Albania, si pjesë e revolucioni digjital 2020″, tha ai.

Për më tepër, në ADISA Mat do të ofrohen rreth 85 shërbime vendore të Bashkisë në kushte komode me standarde europiane.

“Shërbime publike për Shqipërinë që Duam. Infrastrukturë e përshtatur për PAK. Standarde ADISA”, tha kryebashkiaku Malaj. 

Burimi: ATSH