Lutfi Miftari me detyrë Drejtor i IKMT për Qarkun Dibër ka rënë në prangat e policisë së shtetit gjatë një operacioni të koduar “Bankomati”.
Operacioni është zhvilluar nga policia kriminale në bashkëpunim me SPAK, ku çoi në pranga 56 vjeçarin Lutfi Miftari dhe 34 vjeçarin Eljo Elezi me detyrë administrator i kompanisë minerare në Bulqizë, “H4 Chrom”.
Në cilësinë e provës materiale shtetasit Lutfi Miftari, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi Eljo Elezi. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, Drejtor të IKMT të Qarkut Dibër policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.
Të dy të arrestuarit akuzohen si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.