Segmenti i rrugës së Arbrit, nga Ura e Çerenecit deri tek rrethrrotullimi i Maqellares, si ne hyrje tek Ura e Cerenecit po ashtu edhe ne dalje te rrethrrotullimi ne afersi te doganes se Bllades, ka qene segmente të bllokuara nga firma ndertuese, pasi nuk kishte përfunduar puna për të plotësuar parametrat e projektit sipas standardit të kësaj rruge.
Por në mënyrë absurde, kanë qenë drejtuesit e mjeteve ata që e kane hapur privatisht nje korsi te rruges si ne hyrje edhe ne dalje per te shkurtuar nje pjese te rruges drejt Dibres apo Maqedonise se Veriut.
Por hapja e kesaj rruge pa marrë ende në dorëzim nga inxhinierët projektzbatues, ka sjelle aksidente te shumta automobilistike dhe me pasoja në humbje jetësh njerëzore. Automjetet aty qarkullojnë me shpejtësi te lartë, pasi rruga eshte e drejte, por imungojne sinjalistikat dhe mbrojteset anesore dhe kjo sjell aksidente.
Jo vetëm kaq, por në segmentin nga Ura e Çerenecit deri te rrethrrotullimi ne Maqellare, nuk ka as shërbim të efektivëve të policisë rrugore, pasi rruga nuk eshte dorezuar nga firma dhe si e tillë, zyrtarisht nuk ekziston.
Pas aksidenteve të ndodhura, duke e parë rrezikun në sy, një grup drejtuesish të mjeteve kerkojne nga autoritete që segmenti i rrugës së Arbrit, nga Ura e Çerenecit deri tek rrethrrotullimi i Maqellares, ose te mbyllet, ose të merren masa immediate per vendosjen e sinjalistikes dhe mbrojtesve anesor.
Edhe banorët e zones shprehet se kemi frike te dalim ne rruge pasi ketu automjetet qarkullojnë me shpejtesi te madhe, sidomos nga emigrantet qe vijne me pushime ne vendlindje.