Nga Arlindo Vani

Një rrufe në qiell të hapur mund të quhet lajmi i ditës së djeshme i dorëheqjes nga detyra të trajnerit Alert Alcani. Ekipi vinte nga periudha më e mirë në vitet e fundit. Lojtarët janë në formë optimale dhe nuk ekziston asnjë problem me pagat. Atëherë çfarë e “detyroi” trajnerin Alcani të japë dorëheqjen. Burime për mattv.al bëjnë me dije që ish-trajneri ka kërkuar me ngulm disa rroga paradhënie. Duke qënë se administratori Ballabani ka qënë korrekt deri në këto momente me Alcanin e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Direkt më pas Alcani ka dhënë dorëheqjen dhe pabesisht ka lënë ekipin pa trajner. Një precedent i rrallë në ekipin e Burrelit por edhe në mbarë futbollin shqiptar që një trajner i paguar dhe kur ekipi ndodhet në një formë të shkëlqyer të japë dorëheqjen. Në një vend normal dhe me një federatë të fortë kjo “pabesi” e Alcanit do përfundontë në sallën e gjyqeve por si në çdo çështje thjesht do zvarritej. Por a rrezikon sezoni i Burrelit të dështojë? Ekipi ndodhet në vendin e 4 me 18 pikë vetëm një pikë larg të tretit dhe tërësisht brenda objektivave. Aktualisht ekipi po drejtohet nga zv/trajneri Hoti dhe trajneri i portierëve Rama. Akoma nuk ka informacion nëse do vazhdohet më këtë dyshe apo do të zgjidhet një trajner i ri. Ajo që mbetet për tu thënë që pas braktisjes së Alcanit sezoni i Burrelit rikthehet në malore dhe objekti që ishin vendet e para bëhet shumë e vështir.