95-vjeçari në sfidë me vetminë e të ardhurat e pakta ekonomike

0
124

  Largimi masiv i të rinjve ka bërë që shumë të moshuar të mbeten të vetëm në shtëpi pa një person që të mund të kujdeset për to. Një fat të tillë ka edhe 95-vjeçari, Shaqir Kadriu, nga fshati Dohoshisht i Dibrës, i cili ka mbetur krejt i vetëm në këtë moshë. Shaqiri thotë se jeta e tij ka qenë krejt vuajtje, të cilat nuk po mbarojnë as në ditët e sotme. 95-vjeçari shprehet se jeton i vetmuar dhe me shumë vështirësi ekonomike, pasi merr vetëm 13 mijë lekë pension në muaj, që nuk përballon dot as medikamentet. Si i vetmuar që ka mbetur në këtë moshë i duhet të bëjë të gjitha punët.

Nga ana tjetër, 95-vjeçari Shaqir Kadriu kërkon mbështetjen e institucioneve, kryesisht të Bashkisë Dibër, ku kërkon një banesë të strehohet në qytet për shkak të nevojave shëndetësore që ka.

95-vjeçari Shaqir Kadriu mbetet me shpresë se institucionet do të kujtohen për të dhe nuk do ta lënë vetëm.