Si sot e 75 vite më parë do të niste në vendin tonë objekti më i madh mineralnxjerrës, Miniera e Bulqizës. Pikërisht në kuadër të këtij viti jubilar, u organizua një aktivitet nga pushteti vendor në Bulqizë me pjesmarrje të gjerë. Aktiviteti u mbajt në ambjentet e pallatit të kulturës, ku në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se ishte kjo minierë që krijoi më pas Bulqizën dhe ato janë të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën.
Përfaqësuesja e kompanisë më të madhe mineralnxjerrëse në vend, asaj të Bulqizës, Teuta Ustundag tha se çdo ditë po punohet për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e jetëgjatësisë së minierës.
Po gjatë ditës së sotme, u bë inaugurimi i muzeut të Minierës i cili ndodhet në sheshin kryesor të qytetit. Sot është hapur për të gjithë vizitorët muzeu që përçon historinë e jo vetëm të minierës por edhe të qytetit që u krijuar me hapjen e galerive të nëndheshme për nxjerrjen e mineralit të kromit. Muzeu përfshin detaje të minierës si dhe shumë minator që kanë punuar për 7 dekada e gjysmë në nëntokën e pasur të Bulqizës.
Enver Doçi