7-VJEÇARJA U MBYT NË LUMIN DRIN I ZI, BANORËT APEL SHTETIT: KËRKONI MV TË ZBATOJË MARRËVESHJEN
Një vajzë vetëm 7-vjeçare u mbyt në ujërat e lumit Drin i Zi në fshatin Gjoricë të Bulqizës vetëm pak ditë më parë. Dyshohet se mbytja e saj ka ardhur si rezultat i fryrjes së menjëhershme të shtratit të lumit. Banorët thonë se faji është i palës së Maqedonisë së Veriut e cila nuk zbaton marrëveshjen e kahershme për orarin e hapjes së digës së hidrocentralit të Spiles. Njëri nga banorët, Liman Lleshi thotë se shteti fqinj nuk do t’ia dijë nëse në anën tonë shkaktohen viktima nga ky fenomen. Nga ana tjetër, Liman Lleshi thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi më herët ka patur edhe shumë viktima të tjera. Liman Lleshi shpreh zhgënjim nga shteti shqiptar i cili sipas tij nuk i mbron qytetarët e vet nga askush. Gjatë muajit Gusht kanë rrezikuar mbytjen edhe tre familje të tjera teksa po laheshin në ujërat e lumit Drin i Zi, por fatmirësisht janë shpëtuar nga policia.