Deklarata e Drejtorisë vendore të policisë Dibër
Strukturat e D.V.P.Dibër procedojnë penalisht 18 shtetas, konkretisht 6 të arrestuar, 1 i kapur nga kërkimi dhe 11 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Dushaj”.
U goditën nga Policia dy raste të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe në lokale, si dhe një rast për tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga 3 shtetas .
Është kapur 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Shkatërrim i pronës”, “Kanosje”.
Janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 11 shtetas , ku 4 prej tyre për veprën penale “Kalimi i paligjshem i kufirit”.mNë zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e komisariateve të Policisë Dibër, Bulqizë dhe Mat kanë planizuar takime në çdo njësi Administrative me kryetarët e njësive, kryepleqtë e fshatrave, banorë të zonave, dhe nxënës shkollash, me qëllimin e vetëm sensibilizimin dhe bashkëpunimin e tyre për mos kultivim të bimëve narkotike.
Edhe gjatë javës që kaloi ka vijuar zbatimi i programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancave të tjera të rrezikshme”.
Policia e Dibrës ka vijuar orët sensibilizuese duke bashkëbiseduar dhe informuar nxënësit mbi pasojat negative që vijnë si pasojë e përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit.
D.V.P. Dibër fton qytetarët të denoncojnë rastet e paligjshmërisë në nr falas 112 të Policisë së Shtetit, duke garantuar anonimatin si dhe një reagim të shpejtë dhe profesional të Policisë.