Këtë të premte kanë nisur provimet e maturës shtetërore ku maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit në lëndët e gjuhëve të huaja. 548 maturant u testuan në të dy bashkitë Mat dhe Klos. Për Përgjegjësen e Zyrës Vendore Arsimore në Bashkinë Mat, Shpresa Tusha, provimi është zhvilluar në kushte mjaft të mira dhe se nuk është vënë re asnjë parregullsi.
Risi e këtij viti mbetet mënyra e transportimit të testeve për maturantët. Ndryshe nga vitet e kaluara ata kanë ardhur në kuti të veçanta me vula sigurie, e pasi ka mbaruar i gjithë procesi, në në të njëjtën mënyrë do të transportohen drejt Tiranës.
Provimi i dytë i maturës shtetërore do të jetë me datë 12 Qershor.