Ngjarje e rendë ajo që ka ndodhur në Pukë ku një shtëpi është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar dy të vdekur

Sipas informacioneve, shtetasi P.N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D.N 35 vjeçe kanë humbur jetën, ndërsa kanë arritur të shpëtojnë 4 fëmijët e tyre 11, 12, 13, dhe 15 vjeç. 

Fëmijët janë transportuar në spital me dëmtime të lehta por të shokuar nga ngjarja.

Sipas analizës paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor ende po vijon veprimet për përcaktimin  e ngjarjes.