KËNGËTARËT BUJAR QAMILI DHE MATEOS FRROKU, LIVE PËR PUBLIKUN MATJAN

Nata e pestë e bardhë për matjanët, ajo e 31 korrikut, në përkujtim të festës historike krahinore të 31 Korrikut, kulmoi në sheshin kryesor të Burrelit me performancën e zjarrtë të këngëtarëve të mirënjohur muzikorë Bujar Qamili e Mateus Frroku.

Nën organizimin e Bashkisë Mat, sheshi “Ahmet Zogu” u mbush me qytetarë të shumtë, ardhur nga të katër anët e Matit për të festuar e kënduar bashkë me të madhin e këngës Bujar Qamili, këngët më njohura të tij, si “Je e bukur Shkodra jeme”, “Syni synin dashuronte”, “Ky marak”, apo bashkëpunimet me Mateos Frrokun në këngë të tilla si “Rrak-Tak” etj…

Bashkia Mat, me rastin e 80-vjetorit të Kryengritjes Popullore Matjane, përmbylli më 31 Korrik 5 netët festive në qytetin e Burrelit, ku performuan për publikun matjan këngëtarë të ndryshëm më në zë të skenës dhe ekranit, si: Armaldo Kllogjeri, Egzona Ademi, Klint Çollaku, Ëest Side Family, Stine, Lorenc Hasrama, Stivi Boka, Xhesika Polo, 3 Muskutjerët, Bujar Qamili dhe Mateus Frroku.