Bashkia Bulqizë ka ndarë ditën e sotme një thirrje për ndihmë për mjekimin e 26-vjeçarit Florian Lila, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë e shtyllës kurrizore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bashkia ka bërë të ditur se pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për diagnozën skoliozë të shkallës së avancuar, aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në intubim, dhe i duhet të kryejë edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

Por për të vijuar mjekimin e mëtejshëm të Florianit, familjarët e tij nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë shpenzimet spitalore, ndaj kanë kërkuar ndihmën e të gjithëve për të shpëtuar të afërmin e tyre.

Përmes një fotografie, Bashkia ka vënë në dispozicion numrin e llogarisë bankare të vëllait të 26-vjeçarit, ku gjithësecili që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë për shërimin e të riut.

“Le të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar Florin!
Ky është momenti. Pak nga të gjithë për të ngritur Florin!”, – apelon Bashkia Bulqizë.