26 vite nga rënia e dëshmorit kosovar Halil Gashi, familjarët e përkujtojnë në Burrel

0

26 vite më parë, ra dëshmor në përgatitjen ushtarake në Mollëza të Burrelit, që të bëhej pjesë e luftës kundër serbëve për çlirimin e Kosovës, i riu Halil Gashi. Ashtu si çdo vit tjetër në datën 2 Maj, familjarë të dëshmorit kosovar Halil Gashi ishin në qytetin e Burrelit, për të përkujtuar veprën e dëshmorit pranë pllakadës përkujtimore të ngritur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”.

Prindërit e dëshmorit Halil Gashi, Muhamet e Hanife Gashi, thanë se ndjehen krenar për veprën e djalit të tyre, i cili ashtu si shumë si shumë të rinj të tjerë dha jetën për lirinë e Kosovës.

Vëllai i Halilit, Fadil Gashi, ndjehet krenar që është familje dëshmori që dha jetën për lirinë e Kosovës.

Me 2 Maj të vitit 1999 ushtari i Brigadës 28/128 Halil Gashi, nga Landovica e Prizrenit ishte në stërvitje artilerie në kazermën ”Mollëza” të Burrelit, ku edhe bie dëshmor, teksa po ushtrohej bashkë djem të ardhur në Amerika, Kandaja e vetë trojet shqiptare, për tu bërë pjesë e UÇK-së.