Teksa kanë mbetur edhe katër ditë nga përfundimi i garës për të kandidatura për Prokuror të Përgjithshëm, ka shkuar ne 3 numri i aplikimeve. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kanë dorëzuar Kandidaturën Prokurorja e Apelit Tiranë Fatjona Memcaj dhe avokat Lulzim Alushaj, duke ju bashkuar Prokurorit të Krimeve të Rënda Olsian Çela, i cili ka dorëzuar kandidaturën vetëm pak ditë më parë.
Deri sot ne garen per te drejtuar një nga institucionet me te rendesoishme ne Shqiperi sic eshte Prokuroria e Pergjithshme do te jane dy gra Arta Marku, kryeprokuorja e perkohshme e cila perflitet pasi ende nuk e ka aplikuar dhe Fatjona Memcaj e cila ishte prokurorja e parë që kaloi vettingun dhe dy meshkuj, prokurori Cela dhe avokati Lulzim Alushaj. Por kush jane dy kandidatet e rinj që dorezuan dosjen ne KLP? Memcaj ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2002. E gjithashtu ka mbaruar studimet për doktoraturën në universitetin Middlesex Londër. Njihet si prokurorja që dënoi në apel Kastriot Ismailin dhe prokurorja që ka përfaqësuar çështje kundër korrupsionit. Fatjona Memcaj aktualisht është edhe Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësise. Kandidati tjeter Lulzim Alushaj 14 vite më parë arriti të marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali, ndërsa mban edhe gradën doktor i shkencave juridike, kualifikim të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në Napoli të Italisë. Gjithashtu një fakt tjetër, që i jep përparësi kandidatit në fjalë është fakti se ai është i vetmi që ka përfunduar studimet doktorale në një nga vendet e Bashkimit Europian. Alushaj përfundoi në 2005 masterin për jurist ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali, ndërsa gjatë periudhës 2000-2004, është diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës. Madje deri tani nje nga kriteret që ka vendosur KLP per te hyre ne garen per prokuror eshte grada shkencore që deri tani nga kandidatet e mban mbi supe avokati Alushaj. Mandati i prokurorit do te jete 7 vjet.