2 kandidat dhe 26 subjekte politike janë në garë në zgjedhjet e 14 Majit në Klos

Edhe në KZAZ numër 17 në Bashkinë e Klosit puna për përgatitjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 Majit vijon normalisht. Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Mehmet Limani dy janë përfundimisht kandidatët që do të garojnë për kryebashkiakun e ardhshëm të Klosit në mandatin 2023 – 2027, Bedri Hoxha i koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe Valbona Kola e Partisë Socialiste. Ndërkohë, 26 subjekte politike janë në garën për parlamentin vendor në Klos i cili ka 21 anëtarë. Limani shtoi se puna tashmë do të nisë me krijimin e komisioneve të qendrave të votimit në të gjithë territorin e bashkisë.