Në Qarkun Dibër janë 199 qytetar të infektuar aktiv me Covid-19. Burime pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndëtësor në Mat Bulqizë e Dibër bëjnë të ditur se ndarja e rasteve është, 46 raste në Bashkinë Mat e 34 raste në Klos, në Bulqizë janë 64 raste aktive, ndërsa në Bashkinë Dibër, sipas NJVKSH atje janë 55 raste aktive.
Numri i rasteve në total ka rënë për shkak se të infektuarit e dy javëve më parë janë shëruar, duke bërë që Qarku të mbetet i fundit në shkallë vendi. Një ditë më parë, Bulqiza kishte numrin më të madh të infektimeve me 11 qytetar, ndërsa Mati e Dibra me nga një të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.