Këtë të hënë ka nisur viti i ri skollor, ndërsa është vënë re që numri i nxënësve që ulen në shkolla është më i vogël se vitin e kaluar. Faktorët janë të ndryshëm që nga migrimet brenda vendit e deri tek emigrimet jashtë vendit. Në Bashkinë e Dibrës vitin e kaluar, ishin 7174 nxënës në të gjitha nivelet, ndërsa këtë vit, janë 6722 nxënës, 452 nxënës më pak. Vitin e kaluar në Dibër u ulën për herë të parë në bankat e shkollës 608 nxënës, ndërsa këtë vit 635 nxënës, 27 nxënës më shumë.

Ndërkohë në rrethin e Matit, numri i nxënësve që nisën shkollën vitin e kaluar, ishte 4580, ndërsa këtë vit 4034 nxënës, pra 546 nxënës më pak. Klasën e parë këtë vit në rrethin Mat e nisën 305 nxënës.

Sa i përket Bulqizës, numri i nxënësve që kanë nisur këtë vit shkollor është 3095, nga 3505 që ishte vitin e kaluar. Numri i nxënësve në Bulqizë ka rënë me 410.

Në të gjithë Qakrun Dibër, numri i nxënësve këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është ulur me 1408 nxënës më pak.