Një 14-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë pasi qëlloi me breshëri automatiku në ajër duke terrorizuar banorët.
Polica bën të ditur se është arrestuar i mituri me iniciale D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
14-vjeçari është denoncuar nga banorët e zonës dhe më pas policia ka arritur ta arrestojë pa shkaktuar probleme.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.
NJOFTIMI
Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.
Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.