Vetëm gjashtë ditë pasi Shqipëria shpalli pavarësinë, u krijua Ushtria Kombëtare, 111 vite më parë. Menjëherë u krijua edhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. Në fillimet e saj strukturat kryesore përbërëse të ushtrisë ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe xhandarmëria me 12000 personel gjithsej. Ndërkohë, struktura dhe emërtimi i saj ka ndryshuar gjatë këtij shekulli. Para viteve ‘90-të Ushtria kish një efektiv prej 585.000 vetësh të organizuar në 14 Korpuse Këmbësorie e Komanda të Larta. Ndërkohë, që prej vitit 2009, Shqipëria është pjesë e Aleancës EuroAtlantike dhe forcat e armatosura kanë strukturën e aleancës. Megjithëse në një numër më të vogël se ai i para viteve 90-të, duhet thënë se Forcat e Armatosura janë sofistikuar në armatim si rezultat i të qenit shtet anëtar i NATO-s. Por qytetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me strukturën më të rëndësishme të mbrojtjes së vendit tonë.

Si pjesë e NATO-s forcat tona të armatosura kanë marrë pjesë në dhjetra misione paqëruajtëse në vende të ndryshme të botës, ku kanë shërbyer me sukses e profesionalizëm, si të barabartë me vendet aleate.