Edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi COVID-19. Me 11 të shëruarit e sotëm ka shkuar në 165 totali i personave të shëruar nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.