Duke qenë se jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, organizata “Vizion” OJF në bashkëpunim me Bashkinë e Matit, kanë dhuruar çanta shkollore, bashkë me mjete didaktike për nxënësit e arsimit parauniversitar në Njësinë Administrative Lis. Tën pranishëm në ndarjen e këtyre çantave për fëmijët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike ishin edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e Vizion OJF, Suela Koçibellinj. Kjo e fundit tha se kontributi në arsim është investimi më i mirë në të ardhmen e shoqërisë, ndaj i ftoi prindërit që të kujdesen që fëmijët e tyre të mësojnë fort në shkollë dhe në të ardhmen të jenë profesionist në fusha të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se mbështetja për arsimin do të vijojë edhe në godinat arsimore, të cilat sipas tij, shumë shpejt do të jenë të gjitha bashkëkohore, duke nisur edhe nga shkolla e mesme e bashkuar “Abdyrrahman Përmeti” në Lis.

  Shpërndajre çantash shkollore për fëmijët familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë sociale, janë bërë edhe në njësitë e tjera administrative.