Ku i çuan paratë të pasurit tanë? Secili pjesën e tij në faturë, kriza jo veç mbi punëtorët e qeverinë! edhe mbi fitimet! Bizneset i ndajnë sipas xhiros së aktivitetit apo ndërmarrjeve të tyre në këtë vend; deri në 2 mln lekë, në 14 mln lekë, mbi këtë nivel, ka dhe VIP-a më pas; pronarët e tyre, veçanërisht kategorinë VIP, i asociojnë ose me panairin e makinave të luksit në Tiranë, ose me panairin e vilave në Lalez, Qerret, Palasë!
Unë nuk e di se kujt sipërmarrësi, fëmijë të tij, i përket ku luks rrugës, – më duket se mungon një McClaren në listë, – por e di fare mirë që ky luks nuk përfaqëson mijëra sipërmarrës edhe të pasur që çdo gjë e kanë me punë, djersë, sakrifica, garë e konkurrencë, ligjërisht, krejtësisht modest, që nuk ia lejojnë vetes, familjes, këtë luks banal, edhe pse me xhiro mbi 14 milionë lekë!
Fasha e biznesit VID ka çelur dy panaire të rinj në Tiranë, të lidhur me njëri-tjetrin; njëri, ai i kërkesave për para drejtuar qeverisë, deri tek kërkesa e pamend që qeveria të presë para, tjetri, ai i punëtorëve të papunë të dorëhequr me zor e përzënë me dhunë, shtyrë drejt qeverisë.
Në fakt një pyetje më vjen në mend prej ditësh, ku i çuan paratë të pasurit tanë, aq sa për 5 javë, veç për 5 javë i kërkojnë para qeverisë?! Shikoni, unë mendoj se kjo krizë përballohet me punëtore, sipërmarrës, qeveri-bashkë, duke marrë secili pjesën e tij të përgjegjësisë e faturës. Gjithkush duhet të kuptojë se fatura vetëm mbi qeverinë, sidomos në skemën – 0 taksa dhe para për ne, biznesin, është faturë mbi të gjitha, të varfrit e të mesmit më shumë.
Ndaj, ndërmarrje që përfituan nga favori fiskal i reduktimit të tatimit mbi të ardhurat nga dividenti (janë 4100 ndërmarrje të mëdha të listuar), ndërmarrje që nuk respektojnë Kodin e Punës, ndërmarrje që nuk kanë gjendje të madhe likuiditeti, ndërmarrjet që në dy vitet e fundit kanë raportuar normë të lartë fitimi e që në dy vitet e fundit kanë transferuar fitimin e tyre jashtë, ndërmarrje që deklarojnë tani aktivet të ndryshëm nga ai i regjistruar në QKR për qëllime evazioni, ndërmarrje që deklarojnë në zyrat e pagesës së papunësisë më shumë se 50% të punonjësve të tyre, nuk duhet t’i bëhen barrë buxhetit të shtetit.