Zjarri përfshin pyjet e Qafë Helmesit në Bulqizë, ndërhyhet edhe nga ajr
Një situatë alarmante është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një zjarr ka përfshirë masivin pyjor në zonën e Qafë Helmesit, në fshatin Koçaj. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje ahu dhe pishe, ndërsa për shkak të përhapjes së zjarrit është kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri. Në terren ndodhen punonjës të strukturave të emergjencave, si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ndërkohë, ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter nga ajri. Zjarri ishte riaktivizuar mbrëmjen e djeshme, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor. Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa ekipet në terren po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.