ZJARRI MBI FSHATIN VAJKAL, NDËRHYHET NGA AJRI ME HELIKOPTER

ZJARRI MBI FSHATIN VAJKAL, NDËRHYHET NGA AJRI ME HELIKOPTER

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë të enjte mbi fshatin Vajkal të Bulqizës. Zjarri është ndezur në një sipërfaqe me shkurre e bimësi të thatë, teksa vatra po i drejtohen banesave banesave të fshatit. Flakët përparuan me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë që ka zona. Në terren kanë dalë forcat e shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Ata punuan për disa orë po pa mundur të ndalin hovin e përhapjes së flakëve për shkak të terrenit tepër të thepisur, temperaturave të larta dhe erës së fortë. Në orët e pasdites ka nisur ndërhyrja nga ajri ku një helikopter i forcës ajrore po kontribuon në shuarjen e flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi. Helikopteri mbushet me ujë në liqenin pranë qytetit të Bulqizës dhe e sharkon atë mbi vatrën e zjarrit në Vajkal. Situatë problematike në Bulqizë mbetet edhe në vatrën e riaktivizuar në Qafë Helmes. Vijon puna për rivënien nën kontroll të kësaj vatra dhe eleminimin e rrezikut për fshatin Koçaj.