Inspektoriatit Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit u mboldh në Bulqizë për të analizuar punën e bërë deri tani. Kryeinspektori i ISHMPUT për Qarkun Dibër, Lutfi Miftari kërkoi angazhim të plotë për luftimin e prerjeve të paligjshme në të gjitha masivet pyjore të Qarkut Dibër.
Po ashtu, Miftari kërkoi që inspektorët e bashkive dhe ato të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të jenë më bashkëpunues, qoftë në ndëshkimin e atyre që konstatohen me prerje të paligjshme, ndotësve të mjedisit dhe sigurimin e druve të zjarrit për vetë banorët.
Gjithashtu, Miftari kërkoi angazhim maksimal edhe për parandalimin e zjarreve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme.