Unioni i Gazetarëve Shqiptar zhvilloi të Martën e 22 Tetorit Konventën Kombëtare. Ne kete aktivitet u diskutuan me detaje disa nga problematikat me të cilat përballen gazetarët e terrenit, si dhe rritja e bashkëpunimit midis komuniteve të gazetarëve në lokalitete.
Ndërkohë pjesmarrës në këtë konventë ishin edhe gazetarët e Mat Televizion, Kryetari i Unionit të Gazetarëve për Qarkun Dibër Dritan Kurti dhe Koordinatorja e këtij Qarku, Lindita Beqiri. Sipas Kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Alekasandër Çipa pavarsisht gjithë vështirësive puna e gazetarit duhet të respektohet.
Ndërkohë Anëtarja e Kryesisë së UGSH Anila Basha theksoi rëndësinë e përdorimit masiv të rrjeteve sociale për grupimet e gazetarëve e sidomos degët e UGSH në të gjithë vendin për ngritjen e problematikave të ndryshme.
Nga ana tjetër drejtues të UGSH thanë se takime të tilla bëhen për të ristrukturuar punën për ta bërë sa më shumë funksional bashkëpunimin e unionit të Qarqeve, kordinuar dhe mbështetur nga kryesia.