Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Mat zhvilloi konferencën e saj të 21. Në këtë konferencë u bë një analizë e detajuar e punës së deritanishme të këtij organizmi. Po ashtu, u përcaktuan edhe objektiva për të ardhmen. Pjesmarrës në konferencën e 21 të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat ishin delegate nga organizatat në nivel njësish apo fshatrat ndërsa pati përfaqësues të ardhur edhe nga Tirana.
Po ashtu, në këtë konferencë u zhvilluan edhe zgjedhjet për kryesinë drejtuese. Kështu Kryetar i Organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat u zgjodh Sefer Duka, nënkryetar u zgjodhën Dylejman Hoxha, Sherif Kadiu, Besim Dalliu dhe Liman Laçi. Kryetari i sapo zgjedhur, Sefer Duka sqaroi edhe objektivat e vendosura në këtë konferencë.
Po ashtu në këtë konferencë u vendosën edhe aktivitetet festive që do të zhvillohen gjatë muajt Nëntor në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit.