Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër listave të hapura, por sipas tij, gjithçka mund të ndodhë.


Rama ka zhvilluar takime me deputetët e PS, ku është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë.

“Kryebashkiaktët të vazhdojnë punën pasi nuk ka zgjedhje të parakohshme lokale. Zgjedhje për bashkitë do të bëhen vetëm në njësitë ku ka mungesë Kryebashkiakësh”, mësohet të jetë shprehur Rama.


Rama ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhjet parlamentare të shkohet pa koalicione, kjo në varësi të zhvillimeve politike, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal të deputetëve sipas qarqeve.


“Fushata është betejë në duart tuaja, unë nuk jam për listat e hapura, por deri në fund gjithçka mund të ndodhë”, mësohet të jetë shprehur Rama.