Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaruaroi sot se me sukses është ndaluar përhapja e coronavirusit në vendin e saj, duke pretenduar se virusi aktualisht “është zhdukur”, raporton BBC. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë vend nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19 të dielën.

Gjithsesi ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund. Zelanda e Re do të shfuqizojë masat e rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Nga e premtja, kanë rifilluar punën disa biznese edhe pse nga qytetarët do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të shmanget kontakti social. Në Zelandën e Re deri më tani janë konfirmuar 1 500 raste të prekurve me coronavirus si dhe 19 të vdekur.

“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po e hapin jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, – ka shtuar kryeministrja Ardern. Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se Zelanda e Re në fakt e ka zhdukur coronavirusit, megjithatë kjo nuk do të thotë sipas saj se nuk do të ketë raste të reja, por që sipas gjitha gjasave do të jetë numër i vogël dhe lehtë i menaxhueshëm.

Kryeministrja Ardern pranoi se do të kishin nga 1 mijë raste me COVID-19 në ditë, po të mos kishin reaguar në kohë duke aplikuar masa të rrepta mbrojtëse.

Por si arriti Zelanda e Re ta frenonte epideminë? Përveç masave të rrepta të izolimit, vendi i mbylli shumë herët kufijtë e tij dhe aktivitetet. Që në fillim të sëmundjes, kush hynte në Zelandën e re duhej t`i nënshtrohej karantinës së detyruar, ndërsa zhvilloi një operacion tejet të gjerë testimi dhe gjurmimi të virusit.