Në burgjet e vendit janë identifikuar 18 persona pozitivë me Covid-19.
Sipas burimeve të mediave, vetëm 3 prej tyre janë aktivë për momentin, njëri prej të cilëve i shtruar në spitalin e burgut, pasi ka edhe sëmundje shoqëruese.
Nga të dënuarit që përfituan nga Akti Normativ leje të veçantë 3-mujore, 3 prej tyre janë riarrestuar. Dy prej tyre për dhunë në familje dhe një tjetër për shkak se ka shkelur rregullat e karantinimit.