Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha thuajse ka mbyllur tashmë listën e kandidatëve për deputetë në qarqe.
Ajo që bie në sy është fakti se në strukturat e bazës po propozohen emra të cilët porositen nga të deleguarit e qendrës. Gjithashtu kërkohen që të preferuarit e qendrës të dalin në sa më shumë struktura të bazës.
Burime zyrtare nga kabineti i Bashës i thanë CNA.al, se emrat e qarqeve thyuajse janë mbyllur. Janë një pjesë e ish-deputetëve të listës së 2017, por kjo listë do të ketë një ndryshim që mund të quhet thelbësor.
Janë gati mbi 20 emra të rinj, të cilët do jenë kryesisht në listat fituese, si dhe pjesa tjetër e përmbysjes do bëhet në pjesën e poshtme të listës duke e quajtur atë mbi 70%, si listë të re.
Në fakt nuk rikandidohen deputetët aktualë të parlamentit që nuk dogjën mandatet, por në emrat e rinj ka ish-deputetë por edhe emra që rikandidojnë dhe që nuk kanë qenë pjesë e listës fituese.
1. Dritan Shano
2. Dorjan Teliti
3. Ervin Minarolli
4. Alfred Rushaj
5. Belind Këlliçi
6. Mateo Spaho
7. Kreshnik Çollaku
8. Tomor Alizoti
9. Ina Zhupa
10. Bujar Leskaj
11. Flamur Hoxha
12. Besart Kadia
13. Çlirim Gjata
14. Ivi Kaso
15. Arben Kashahu
16. Enno Bozdo
17. Bledi Kasmi
18. Gazmend Bardhi
19. Avenir Peka
20. Ferdinand Xhaferaj
21. Aleksander Biberaj.
Marrë nga CNA.AL